• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tit Vasili i LSI kërcënon mazhorancën: Më prisni në shtator në Parlament, do më shihni sa opozitar i ashpër jam

by Java News
08/07/2021 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili ka dhënë lajmin se në shtator ai do të hyjë në parlament për të ushtruar funksionin e tij si deputet i zgjedhur me nje shumice absolute votuesisht, plot… 362 vota.

Nënkryetari i LSI-së në një intervistë për News 24 u shpreh se do bëjë opozitë shumë të ashpër, dhe se mazhoranca duhet te “ruhet” prej tij pasi do luftoje shume fort.

Ju do të jeni pjesë e parlamentit, PD thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, a do të jeni në parlament, sepse kur s’e njeh nuk shkon të jesh?

Petrit Vasili: Do të qëndroj larg provokimit tuaj gazetaresk. Parlamenti është një fushë beteje tjetër, që duhet rimodeluar dhe toleranca të jetë zero. Fjala ka shumë rëndësi, denoncimi po ashtu. E vërteta nuk është çështje numrash. Në rrjete sociale reflektohet një neveri, pranuan të shpërbënin punën e tyre të 5 qershorit. Kam qenë aktiv dhe për fajin tim i besova ndërkombëtarëve. Jam i penduar, sepse shoh një marrëveshje të bërë copa copa. Kushtetuta e vendit u ndryshua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët. Nuk flisnim për teatrin, për koncensione korruptive. Ne kemi konstatuar fort ligjin për përgjimet. Kauzat që ne ngritëm, e na tregonin kërpudhën e Edi Ramës që u prish nga një manifestim madhor.

Ju hyni në parlament jo me pritshmëritë që kishit, sepse nuk morët aq mandate sa dëshironit. Cili është bilanci që bëni sot?

Petrit Vasili: Bilancin kërkojani Prokurorisë dhe drejtësisë që të zbardhë atë që ka ndodhur më 25 prill. Ne kemi depozituar në SPAK lista të tëra dhe dokumente, se si ndaheshin paratë me listë. Janë shpërndarë 45 mln euro nga shteti. Votohej një njeri 40 herë. Bilanc me vjedhjen, ne s’bëjmë dot. Kam një koncept të qartë, nëse zgjedhjet prishen që pa filluar. Ju patë një KAS që refuzonte të merrte informacion, refuzonte! Kur zgjedhjet janë korrekte, sigurisht po, marr lapsin në dorë, shikoj dhe ngarkoj me përgjegjësi individë.

E njihni rezultatin e zgjedhjeve?

Petrit Vasili: Zgjedhjet janë të pa pranueshme, por nuk e përjashton që ne këtë ta themi në sallën e Parlamentit.
PD ka thënë që do të luftojë në të gjitha frontet, do të bëheni bashkë?

Petrit Vasili: S’kemi pasur asnjë ndare me PD dhe në procesin ankimor kemi mbështetur njëra-tjetrën, patjetër, s’ka asnjë ndarje nga PD. Këtë e kemi detyrim sepse është shqetësim i të gjithëve.

A keni sot një pakënaqësi ndaj PD?

Petrit Vasili: Pakënaqësia që kam unë është që Shqipëria bëri zgjedhje të turpshme, negociatat nuk u hapën. Ne e kishim paralajmëruar këtë. Ne kemi përpara krizë ekonomike të tmerrshme. I izoluari jeton si Kim Jong-un në Kore. Zgjedhjet na rikthyen në kohë polemikash. Ne sot flasim për zgjedhje të papranueshme, janë ndërruar pushte në 2005, por nuk u diskutuan. Por sa herë që është Edi Rama, do të ketë shkatërrim zgjedhjesh. Përgjimet e trafikanteve del implikimi i tyre në procesin zgjedhor.

Do të ketë rikthim të protestave?

Petrit Vasili: Në një luftë politike s’ka instrument të gjymtuar. Denoncimi deri në fund, aksioni politik, të gjera. Ka vetëm një dallim, ky do të jetë opozitarizëm të ashpër, sepse kemi një demokraci të rrënuar. Rama i kërkon Policisë të pastrohen nga të inkriminuarit brenda 100 ditësh, ku i inkriminuari është vetë. Ne kemi denoncuar fikjen e radarëve, dolën tre ministra me radhë, thanë si ka mundësi të mbyllet. Në fund doli që shteti vetë krijonte autostrada detare për krimin. Ato të cilat DASH në 5 vite radhazi i ka nxjerrë sheshit, duke treguar se paratë pastrohen në mes të Tiranës, këtë autostradë e ka hapur qeverisja e Edi Ramës. Praktikisht jemi në situatë kritike që kërkon reagim të ashpër.

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Asnjë humbje jete nga Covid-19, 8 raste të reja/ MSH bën bilancin e 24 orëve të fundit, apel qytetarëve: Mos neglizhoni masat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In