• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tit Vasili i LSI i shqetësuar për Shqipërinë, shpërthen ndaj politikanëve me një poezi: Të pa brekë ju zuri dreka, milionerë ju zuri darka

by Java News
30/12/2021 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petrit Vasili ka shpërndarë një poezi të Ali Asllanit, duke e përshkruar si një ilustrim të gjendjes së sotme të Shqipërisë.

Nënkryetari i LSI-së thotë se Shqipëria sot po lëngon.

“Vargjet e Ali Asllanit jane tabloja e Shqiperise, qe sot lengon.

Mirenjohje perjete te madhit Reshat Arbana per artin e tij dhe patrotizmin e deklamimit monumental te ketyre vargjeve”, shkruan Tit Vasili teksa përcjell vargjet e mëposhtme.

“Maskarenjtë” nga Ali Asllani

Që nga jugu në veri
mbretëron një errësirë
nëpër fusha nëpër kodra
vërshëllen një egërsirë.

Pra, o burra, hani, pini
hani, pini ore e çast
për çakallin nata errët
është rast e deli rast.

Hani, pini dhe rrëmbeni
mbushni xhep e mbushni arka
të pa brekë ju gjeti dreka
milioner ju zuri darka.

Hani,pini,rrëmbeni
mbushni arka, mbushni xhepe
gjersa populli bujar
tu përgjigjet peqe lepe.

Populli rron për zotërinë tuaj
puna e tija, djersa e ballit
është kafshit për gojën tuaj
Rroftë goja e çakallit.

Shyqyr Zotit,ska më mirë
lumturi dhe bukuri
dhe kur vjen ju qan hallin
varni buzë edhe turinj.

Hani,pini dhe rrëmbeni
është koha e çakejve
hani,pini,rrëmbeni
është bota e maskarenjve.

Hani,pini,vidhni
mblidhni gjithë aksione e monopole
nënshkrimi i zotërisë suaj
nëpër banka vlen milione.

“Gran Kordoni” i zotërisë suaj
që në gjoks ta kanë vendosur
është pështyma e gjakosur
e Atdheut të vremosur
dhe kolltuku ky ke hipur
duke hequr nderën zvarrë
është trekëmbëshi
që përdita varet kombi në litar.

Dhe zotrote kapardise,
diç u bëre pandeh
kundër burrit të vërtet
zë e vjell e zë e leh.

E na tunde, na lëkunde
nëpër salla shkon e shkunde
mbasi dora e të ligut
ty me shokë të heq për hunde.

Rroftë miku yt i rrallë
që përdita loz e qesh
të gradoi katër shkallë
pse i the dy fjalë në vesh.

Koha dridhet e përdridhet
do vij dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pema e kalbur
doemos që jashtë do të hidhet.

Koha dridhet e përdridhet
prej gradimit katër shkallë
nuk do të mbetet gjë në dorë
veçse vul e zezë në ballë.

Mirpo ju që skeni patur
as nevojë, as gjë të keqe
më përpara nga të gjithë
ju i thatë të ligut peqe.

Që të zinit një kolltuk
aq u ulët u përkulët
sa në pragun e armikut
vajtët si k**** u ngulët.

As ju hahet, as ju pihet
vetëm titullin e doni, dihet
teksa fshati i varfër digjet
krye kurva nis e krihet.

Sidomos, ju dredharak
ju me zemra aq të nxira
ju dinak, ju shushunja
ju gjahtarë në errësira.

Çna pa syri,çna pa syri
hunda juaj ku nuk hyri
te i miri, te i ligu
te spiuni më i ndyri.

Dallavera nëpër zyra,
dallavera në Pazar
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar.

Vetëm, vetëm dallavera
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti
që ju ngopi, që ju dëndi.

Dhe kujtoni tash e tutje
me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypë
zog e zoga si përpara.

Po jo, grushti do të bjerë
përmbi krye të zuzarëve
koha është e maskarenjve
por Atdheu i Shqiptarëve.

g.kosovari

Next Post
“S’ka ardh dita që ti çoj kartolina vetes”/ Rama: Bashës, Berishës dhe Metës i urojë të shkojnë në shtëpi, por…

"S'ka ardh dita që ti çoj kartolina vetes"/ Rama: Bashës, Berishës dhe Metës i urojë të shkojnë në shtëpi, por…

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Medemek gjetje! Jemi me te lexuar se ti or ndyresire!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In