Një 27-vjeçar është vrarë me thikë në Tiranë mesditën e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Çekrez pas një konflikti me një tjetër shtetas. Viktimë ka mbetur shtetasi A.K. 27-vjeç. Ai u transportuar në spital i plagosur, por nuk mundi të mbijetojë. Policia ka arrestuar autorin e krimit, shtetasin Vladimir Luli. Në vendngjarje është sekuestruar edhe thika e përdorur.
“Më datë 10.05.2017, rreth orës 11:55, në Çekrezë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 27 vjeç, në pjesën e bargut dhe u dërgua në S.Q.U., për ndihmë mjeksore por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra”, bën me dije policia.
Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli.
Specialistët e Krimeve ndaj jetës në D.V.P. Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori.
/a.m.