Kishte dalë për të konsumuar një kafe, por ka gjetur vdekjen në mes të lokalit. Një 65-vjeçar ka humbur jetën papritur në një bar në rrugën “Dedë Gjo Luli”, teksa policia thotë se është në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi
Më datë 04.03.2018, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, në ambientet e një lokali, ka vdekur shtetasi F.B, vjeç 65, banues në Tiranë. Nga vlerësimi paraprak i ekspertëve të IML-së vdekja është aksidentale, jemi në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.