Një 36-vjeçar është paisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga policia pasi u dhunua psikologjikisht nga ish-bashkëshortja e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.Sh. nga Tirana. Ai denoncoi në polici ish-gruan, shtetasen me inicialet E.Ç.
“Më datë 18.12.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin K.Sh, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshortja E.Ç, vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006”, thuhet në komunikatën e policisë./a.m.