• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Ulërimat që shpëtuan dentistin nga pengmarrja

by Java News
02/02/2017 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga pengmarrja në mes të Tiranës. Personi që u mbajt peng është identifikuar si dentisti David Pina, i cili nuk u lejua të dilte nga klinika e tij, duke u kërcënuar nga babë e bir, të cilët pretendonin se i kishte para borxh. Babë e bir, të cilëve ai u detyrohej 7 mijë lekë të rinj, e kanë lidhur 41-vjeçarin në klinikën e tij, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke e mbajtur peng deri sa t’u kthente paratë.

Policia tha se është lajmëruar për ngjarjen nga qytetarë që banojnë pranë vendit ku ndodhet klinika e dentistit David P., dhe menjëherë është bërë i mundur lirimi i “pengut”. Ndërsa është arrestuar 32- vjeçari Erjon Basha dhe babai i tij, Qani Basha, 71 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë, për heqje të paligjshme të lirisë.

Policia tha se mes të dëmtuarit dhe autorëve ka pasur një mosmarrëveshje për një çështje pagese, që babë e bir pretendonin se nuk e kishin marrë nga ana e dentistit, ndërsa ky i fundit mohonte t’u kishte para borxh. Pavarësisht se ka tentuar t’ua argumentojë për gati dy orë që mbahej peng, se paratë që i pretendonin ua kishte dhënë, autorët nuk e kanë lejuar të dalë nga klinika, deri në momentin që aty kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.3.

HETIMI

Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se mbrëmjen e së martës, shtetasit Erjon e Qani Basha kanë mbajtur pa dëshirën e tij në ambientet e një klinike, shtetasin David P., 41 vjeç. Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, në klinikën stomatologjike të shtetasit që u mbajt peng nga dy të dyshuarit. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë një shumë parash, që babë e bir pretendonin se ua kishte borxh 41-vjeçari dhe e kërcënonin se nuk do ta lejonin të dilte nga klinika e tij pa u kthyer shumën prej 7 mijë lekësh të rinj.

Burimet thanë se sipas të dyshuarve, mes tyre dhe të dëmtuarit ka pasur një marrëveshje qiraje për ambientin ku ai ushtron aktivitetin dhe dentisti nuk i kishte shlyer të gjitha detyrimet financiare që kishte ndaj tyre. Kjo ka qenë arsyeja që ata kanë shkuar në klinikën e tij dhe pasi e kanë lidhur, e kanë mbajtur dy orë brenda, duke i thënë se nuk dilte nga aty derisa t’u kthente paratë. Pavarësisht se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë, 41-vjeçari ka nisur të thërrasë e të kërkojë ndihmë. Thirrje që janë dëgjuar nga disa qytetarë, të cilët të shqetësuar kanë lajmëruar Policinë në sallën operative. panorama

ma.me

Next Post
VIDEO/ Kur legjendat bëhen bashkë! Ronaldinho, Maradona e Toti spektakël në ndeshjen e paqes

Veterani Totti çon në gjysmëfinale Romën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In