Një 23-vjeçar ndërroi jetë pasditen e djeshme pasi u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 20-vjeçar.
Viktima është identifikuar si U. P., 23 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Bëhet fjalë ngjarjen e regjistruar një ditë më parë rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.
/e.rr