Enea Sinani, 28 vjeç dhe Elton Drapi, 29 vjeç, kanë rënë në prangat e efektivëve të policisë së kryeqytetit, pasi ishin shpallur në kërkim për trafikim të miturim dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në funksion të procedimit penal të vitit 2014 për veprën penale “Trafikim i të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/3.
Shtetasit e arrestuar kanë qenë nën hetim prej disa kohësh nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një person tjetër S.K, 25 vjeç, kanë trafikuar dhe shfrytëzuar me qëllime përfitimi (prostitucion ), një vajzë 15 vjeçare me iniciale M.L në juridiksionin e Tiranës dhe Elbasanit. Për bashkëpunëtorin tjetër po zhvillohen kërkime./a.k