Një krim i mundshëm brenda familjes është parandaluar mëngjesin e sotëm nga policia duke vënë në pranga autorin. Sipas policisë, në pranga ka rënë Klodjan Peza, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
I riu ka pasur një konflikt në familje me nënën e tij, ndërkohë që policia ka ndërhyrë në momentin e duhur duke parandaluar një ngjarje të rëndë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik me dy krëhëra.