Tentoi të shuajë zjarrin por është rrahur barbarisht. Ngjarja nuk ka ndodhur në ndonjë cep të globit, por në Tiranë, në afërsi të Liqenit Artificial, ku një shtetas gjerman që banon pranë një komuniteti romësh është rrahur nga 6 pjesëtarë të këtij komuniteti.
Kjo pasi 35-vjeçari gjerman Gregor Mahr paraditen e sotme tentoi të shuante një zjarr të ndezur nga një grup personash të komunitetit romë për të djegur disa materiale plastike.
Veprimi i gjermanit për të shuar zjarrin nuk është pritur mirë nga pjesëtarët e komunitetit rom, të cilët menjëherë kanë ndërhyrë duke e sulmuar fizikisht gjermanin.
Ky i fundit banon aty pranë dhe e pa si shqetësues zjarrin, i cili sipas tij ndot ajrin. Menjëherë pas dhunimit, ai ka njoftuar policinë.









