Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi tentoi të korruptonte efektivin e policisë rrugore për t’i shpëtuar gjobës. Në pranga ka rënë 34-vjeçari Eno Mandro. Sias policisë, 34-vjeçari rezultoi se nuk i kishte të gjitha dokumentet e makinës me të cilën udhëtonte me targa AA 007 KC.
Kur polici po shkruante gjobën, 34-vjeçari tentoi t’i jepte 2 mijë lekë efektivit. Drejtuesi u arrestua me akuzën e korrupsionit ndaj punonjësit të policisë rrugore.









