Policia e Tiranës ka njoftuar pak çaste më parë, se mëngjesin e sotëm, në rrugën “5 Maji”, ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një 43-vjeçari. Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar. Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.meta