Shumica e te ndaluarve që përfundojnë në Gjykatën e Tiranës si të akuzuar për vjedhje janë të mitur. E tillë është edhe Ina, e cila rrëfen për Vizion Plus, historinë e saj te ndodhur në një nga supermarketet e kryeqytetit, ku u akuzua për vjedhjen e disa artikujve kozmetik.
Çdo të hënë, e reja paraqitet pranë institucionit që e monitoron atë, pasi Gjykata e ka dënuar me 18 muaj shërbim prove.
Edhe pse 17-vjecarja këmbëngul se ka pasur një keqkuptim në rastin e saj, përsëri, dënimi i dhënë nga Gjykata është shumë i favorshëm për ndjekjen e shkollës. Në shërbimin e provës janë 110 të mitur që monitorohen, ku pjesa më e madhe e tyre kryejnë punë në interes publik, pranë muzeut kombëtar.
“Ishte thjesht një keqkuptim… gjykata ti shohi të gjitha veprat penale pak më ndryshe… burgu është më keq se të githa, dhe duhet ti japë një shans të dytë njerëzve.”- thotë e reja.
Për psikologen e Gjykatës së Tiranës, e cila asiston në seancat gjyqësore të të miturve, shprehet se shkaqet kryesore të rritjes së fenomenit tek kjo kategori problemet familjare e dhe zgjedhja e shoqërisë se gabuar.
Shefi i rendit dhe i sigurisë publike në policinë e kryeqytetit, shprehet se të miturit vjedhin kryesisht ne banesa, por edhe në linjat e urbaneve. Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2016, Gjykata e Tiranës ka dënuar në total 336 të mitur dhe pjesës me te madhe i është konvertuar dënimi në shërbim prove./a.k











