Një 47-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Ajo akuzohet se ka shpuar me mjete prerëse gomat e 4 automjeteve në Tiranë.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në rrugën “Nikolla Jorga” ditën e diel.
Gruaja u identifikua nga policia ndërkohë është shpallur në kërkim.
Nuk dihen ende motivet që e shtynë 47-vjeçaren të kryejë këto veprime./a.m.