• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIRANE/ Sherr mes prostitutash, plagos shoqen: “Bëri seks dhe nuk pagoi”

by Java News
04/01/2017 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grindja me fjalë me fjalë mes dy shoqeve, që ushtronin prostitucion në Tiranë, ka përfunduar me përballje fizike dhe plagosjen e rëndë të njërës prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Elbasanit në qershor të vitit 2016, ku 24-vjecarja Anxhela X. akuzohet se ka qëlluar me një mjet prerës shoqen e saj A., duke i shkaktuar plagë në bark, gjoks dhe fytyrë, shkruan “Panorama”. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj të pandehurës Anxhela, duke e dënuar me 2 vjet burg për akuzën e “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas vendimit të gjykatës, e dëmtuara ka pretenduar se njihet prej vitesh me të pandehurën dhe se kanë ushtruar prostitucion. Në muajin maj 2016, e dëmtuara E. ka qenë në Tiranë me një shokun e saj. Ajo i ka telefonuar të pandehurës Anxhela për t’i thënë se shoku i saj kishte dëshirë të kryente marrëdhënie seksuale me të kundrejt pagesës. Anxhela ka pranuar dhe është takuar me të shoqen e saj dhe djalin në një hotel në autostradë. Ajo është larguar me këtë të fundit dhe është kthyer pas dy orësh. Gjatë kësaj kohe vajza ka qëndruar në kafe, shkruan “Panorama”. Pasi janë ritakuar, Anxhela i ka thënë asaj se nuk kishte vepruar mirë, pasi djali që kërkoi “shërbim” nuk e kishte paguar. Megjithatë, ato kanë vazhduar normalisht bisedën dhe A. i ka përcjellë me makinë. Në ditët e para të qershorit, Anxhela X. dhe E. K. janë takuar sërish me njëra tjetrën pranë rrugës se Elbasanit. Duke shkuar ne drejtim te Qytetit Studenti mes tyre ka lindur një debat me fjalë. Ky debat ka precipituar dhe Anxhela X. e ka goditur shoqen e saj me anë të një mjeti prerës, thikë.

Pas kësaj, e pandehura Axhela është larguar nga vendngjarje ndërsa shtetasja E. është ndihmuar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital ku, edhe ka marrë ndihmë të kualifikuar mjekësore. E dëmtuara ka preteduar se është goditur me thikë nga shoqja e saj në formë kërcënimi, që të mos tregonte në polici për veprimtarinë e paligjshme që kryente Anxhela, atë të “ushtrimit të prostitucionit” dhe marrje të lëndëve narkotike, shkruan “Panorama”. Nga hetimi ka rezultuar se mjeti i përdorur në ngjarje nuk i përmbush kushtet e armës së ftohtë. Ndërsa akt-ekspertimi mjeko¬ligjor i të dëmtuarës ka konstatuar dëmtime të shkaktuara me një mjet thikë në bark, fytyrë dhe gjoks. “Këto dëmtime kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre. Për pasojë, ato klasifikohen si ‘plagosje e rëndë’”, thuhej në vendimin e gjykatës. Nga ana tjetër, e pandehura Anxhela X. nuk ka pranuar të japë shpjegime per ngjarjen dhe shkaqeve që e shtynë të kryente krimin./panorama

ma.me

Next Post
Baristi sheh djalin që i hedh drogë në pije vajzës dhe… (historia nuk shkon mirë për të riun)

Baristi sheh djalin që i hedh drogë në pije vajzës dhe... (historia nuk shkon mirë për të riun)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In