Një 30-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka goditur me thikë nënë e tij 63-vjeçare. Sipas një njoftimi të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Tiranë, ku djali me inicialet J.A ka qëlluar me thikë buke nënë N.A. Sipas informacioneve nga blutë e kryeqytetit, gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve dhe nuk paraqet rrezik për jetën.
ma.me