Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 800 kg kafe dhe rreth 11 234 kg sheqer në një fabrikë ndërsa është arrestuar edhe një 47 vjeçar. Në pranga ka rënë Mirat Vllacaj banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është kryer pasi në rrugën “Dhimitër Kamardo”, në garazhdin e tij, janë gjetur 800 kg kafe “Bon Bon”, dhe në katin e parë u konstatua një fabrikë. Kjo fabrike sherbente për amballazhimin e sheqerit duke fallsifikuar marka të sheqerit si “Lori kafe”, ”Ili Kafe”, ”Moncafe”,”Rotolo Kafe”,”Harley Kafe”,”Caffe antico”,”Caffe Serrani”,”Lavazza” etj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11.234 kg sheqer.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.









