Tiranë/ Rritet me 8% numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike

Me shtrirjen e skemës së re të Ndihmës Ekonomik në vitin 2018 u larguan nga skema rastet abuzive dhe ndërkohë fondi i përfitimit për çdo familje u rrit.
Duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vetëm për 7 mujorin e parë të 2020 në Tiranë janë mbi 4300 familje që kanë përfituar NE, pra 8% më shumë se në 2019 ku në Tiranë ishin 3,998 përfitues.
Gjithashtu për 7 mujorin e parë të 2020 në të gjithë vendin është rritur me 6% numri i përfituesve krahasuar me vitin 2019.
Edhe gjatë përiudhës së Pandemisë (Fatkeqësisë Natyrore), qeveria shqiptare tregoi vemendje te veçantë për familjet në nevojë, ku  63510 familje në të gjithë vendin kanë përfituar 2 fishin e pagesës së Ndihmës Ekonomike. Gjithashtu më shumë së 4 mijë familje që nuk ishin përfitues por vetëm aplikues në sistem kanë përfituar 16.000 lekë gjatë pandemisë.
Familjet me Ndihmë Ekonomike përfitojnë shërbimet shëndetësore falas; (mjeku i familjes falas, kontroll shëndetësor bazë falas, barnat me rimbursim, bonus për vaksinimin) dhe gjithashtu kompensim për energjinë elektrike, kompensim monetar për shkollimin dhe librat falas.
Me skemën e re numri i përfituesve të ndihmës ekonomike është rritur dhe ky rezultat tregon rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetareve. Gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore qytetarët u asistuan nga njësitë vendore dhe Shërbimi Social për plotësimin e formularëve në formë elektronike si dhe u nxitën për të aplikuar për përfitim të ndihmës ekonomike duke respektuar të gjitha rregullat e distancimit social. Kryerja e verifikimeve në kohe reale dhe transparenca në procesin e vendimmarrjes tregoi një rritje të performancës së drejtorive rajonale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com