• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Rrahu të dashurën parukiere në sy të burrit, dënohet me 5 muaj

by Java News
19/08/2017 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mehmet.B.,i kishte ngritur biznesin një gruaje të martuar dhe paguante për të, taksat e çdo muaji, me qëllimin e vetëm që ajo të pranonte të bëhej dashnorja e tij.

Gruaja e martuar dhe me fëmijë, punonte e qetë si parukjere në Tiranë, ndërkohë që taksën e qërasë, orenditë dhe taksat e tatimeve, i kishte të paguara nga shtetasi Mehmet. B. Mirëpo lidhja mes tyre nuk ka shkuar gjatë dhe mes Mehmet.B, dhe shtetases ka pasur një konflikt, i cili ka degjeneruar në rrahjen publike të saj.

Keqtrajtimi ka ndodhur në prani të burrit të parukjeres, ku pas këtij sheri ai së bashku me kunatin e tij, kanë kontaktuar Mehmet.B., ku kanë diskutuar lidhur me dashurinë e fshehtë që kishte krijuar me gruan.Për dhunën e ushtruar në rrugë, Mehmet.B, është dënuar me 5 muaj burgim,por ky dënim është pezulluar nga gjykata e Tiranës, duke e lënë për 11 muaj në shërbim prove.

Rrahja në sy të bashkëshortit
Sipas dosjes së prokurorisë gjithçka ka ndodhur në datën 15 maj 2017 rreth orës 19:00, gjatë patrullimit policor, një shtetase ka kërkuar ndihmë pasi është goditur dhe konfliktuar me një shtetas. Nga ana e shërbimeve është ofruar ndihma dhe në lidhje me këtë ngjarrje janë shoqëruar për në komisariat shtetasi Mehmet B.

Në komisariatin e policisë kjo shtetase ka bërë kallzim penal kundër shtetasit Mehmet.B. Në kallzimin e saj ajo deklaron se është e martuar dhe jeton me bashkeshortin dhe femijët e saj. Më datë 15 maj 2017 rreth orës 17:30 pasi ka mbyllur parukerinë e saj e cila ndodhet në Tiranë, ka vazhduar rrugën në këmbë për të shkuar në banesen e saj.

Sapo është nisur ka parë në rrugë shtetasin Mehmet.B. me të cilin ajo ka një lidhje jashtmartesore që prej një viti dhe është lidhur me dëshirën e saj dhe e ka ndjekur nga pas në këmbë deri afër banesës së saj dhe rrugës për tek shtëpia, e ka ndaluar në trotuar dhe i ka marë telefonin dhe në ato moment ka filluar ta qëllonte me shkelma dhe grushta në fytyrë në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ato moment aty janë mbledhur shumë njerëz, ndërmjet tyre edhe bashkëshorti i saj, dhe aty ka kaluar një makinë policie kjo shtetesja ja ka bërë me dorë makinës së policisë për ndihmë dhe më pas i kanë shoqëruar për në komisariat për sqarim të rrethanave të ngjarrjes.

Nga ana e organit të akuzës më datë 22 maj 2017, është bërë rregjistrimi i procedimit penal me autor shtetasin Mehmet B,për veprën penale të “Përndjekjes”. Ndërkohë është urdhëruar dhe arrestimi i shtetasit të proceduar.

I paguaja taksat i ngrita biznesin
Në sallën e gjyqit është pyetur në cilësinë e të pandehurit,  shtetesi Mehmet.B.,i cili ndër të tjerash ka deklaruar se:”…në lidhje me këtë shtetase unë kam një lidhje prej një viti, por në ditën e ngjarjes unë kisha konsumuar alkool në një masë të madhe dhe si shkak i saj e kam marrë në telefon, nuk mbaj mend mirë çfarë i kam thënë pasi kam qënë i turbullt nga pija.

Unë kam takuar dhe bashkëshortin e saj pasi ajo i kishte thënë atij për mua që unë isha hajdut dhe ai po më kërkonte, më ka marë në telefon dhe vellai i saj i cili kërkoi që unë të takohesha me të dhe jemi takuar të tre unë, bashkëshorti i saj dhe vëllai dhe ai më kërkoi një provë që unë isha i lidhur me motrën e tij dhe i kam treguar një foto që kishim dalë të dy dhe vëllai i saj është larguar. Dyqanin e parukerisë që ajo ka e kam ivestuar unë dhe tatimet e saj i paguaja unë, ndjehem shumë i penduar pasi dhe unë kam familjen time, nuk do e përsëris me…”.

Next Post
Mësoni se cilat janë vendet më të mira për të pushuar dhe bërë shopping lirë

Mësoni se cilat janë vendet më të mira për të pushuar dhe bërë shopping lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In