• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë/ Qeveria gjermane dhuratë nxënësve shqiptarë, shkolla ‘Gustav Mayer’ pajiset me laboratorin “FiKiBio”

by Java News
08/10/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është i pari vend në Ballkanin Perëndimor që pajiset me një laborator të lëvizshëm për nxënësit shqiptarë. “FiKiBio” është laboratori që ministria e Arsimit ka marr si dhuratë nga Qeveria gjermane, nëpërmjet këtij autobusi lëvizës me mjetet më të fundit teknologjike, fëmijët në shkolla të ndryshme të vendit do të mund të eksperimentojnë fenomene dhe dukuri natyrore të cilat i mësojnë në teori në librat shkollorë. Ky laborator sot ishte i vendosur në shkollën 9-vjecare “Gustav Mayer” në Tiranë ku fëmijët e klasës së 5-të bënë eksperimente të ndryshme, njofton zyra e shtypit të MASR.

Në këtë ceremoni dorëzimi ishte e pranishme ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla dhe ambasadorja gjermane në Tiranë znj. Susanne Schütz. Ministrja Nikolla pasi shprehu mirënjohje për këtë dhuratë me vlerë për arsimin shqiptarë deklaroi se ky laborator do të pajisë brezat e rinj me njohuri dhe argumente të bazuara mbi të vërteta shkencore të cilat do të formësojnë edhe qëndrimet e tyre në të ardhmen.

“Është një mundësi më shumë për të gjithë sistemin tonë arsimor, sepse bën të mundur pikërisht atë që ne duam në fakt të jetë shkolla, një shkollë pa mure, një shkollë e hapur për të gjithë, një shkollë ku ndërveprohet, një mësim interaktiv, ku mëson nxënësi por mëson edhe mësuesi, e mbi të gjitha një shkollë që mundëson aftësi, shprehi, qëndrime, që këta fëmijë nesër të jenë të gatshëm për t’i përdorur dhe zgjidhur problemet që jeta ofron. Është mundësia më e mirë që ne të dëgjojmë zërin e tyre sesi e perceptojnë natyrën, sesi kanë mendimin e tyre kritik bazuar mbi të vërteta shkencore që vjen pas hulumtimit përmes këtij laboratori, e sigurisht për të mbajtur nesër edhe qëndrimin e tyre kundrejt shumë dukurive që na rrethojnë në mjedisin tonë. Jam absolutisht e bindur që ardhja e FiKiBios jo vetëm që është një flamur në hartën e Ballkanit Perëndimor që Shqipëria ka fatin të jetë e para, por është një mundësi, një shans prej vërteti për të gjithë mësuesit e këtyre lëndëve, për shkollën shqiptare , për sistemin e edukimit, për të mundësuar një mënyrë krejtësisht të re me të cilën ai formon qytetarët aktiv të së nesërmes.” –deklaroi ministrja Nikolla.

Një grup mësuesish të trajnuar janë vetëm fillimi për ministren e Arsimit pasi kjo teknologji kërkon mësues edhe më shumë të trajnuar që të jenë kudo në 12 qarqet e vendit për të pasur mundësinë që fëmijët përmes njohurive të tyre të formojnë kompetencën por edhe të luftojnë lajmet e pavërteta dhe të pabazuar në studime shkencore mbi mjedisin, natyrën dhe ujin.

“FiKiBio do të jetë një mundësi për të gjithë nxënësit e Shqipërisë jo vetëm në Tiranë, por në 12 qarqet e vendit sipas një kalendari të detajuar, pasi ne të kemi bërë të mundur trajnimin e mësuesve që cilësia e përdorimit të jetë ajo që meritojnë nxënësit, meritojnë mësuesit, meritojnë qytetarët e Shqipërisë së nesërme. Është e pamundur që ne t’i kundërvihemi lajmeve të pavërteta, të fitojmë shumë e shumë debate për shumë çështje që ne na interesojnë në lidhje me mjedisin, duhet shumë e më shumë që të kemi maxhorancë në fitimin e shumë çështjeve që lidhen me mjedisin, por është një betejë e fituar për mjedisin, për Shqipërinë Europiane nëse ne fillojmë punën me këta fëmijë që sot janë në fillore apo në shkollat anembanë vendit. Duke lënë të lirë të eksplorojnë, të njohin, por edhe të zhvillojnë mendimin kritik dhe kompetencën që kurrikula jonë e ofron. Është e pamundur që ajo kompetencë te formohet pa këtë mjet didaktik, mjet patjetër bashkëkohor, thjeshtë e vetëm duke lexuar librat apo duke ndërvepruar në orë mësimi.”-nënvizoi ministrja Nikolla

Ambasadorja gjermane deklaroi nga shkolla “Gustav Mayer” se ky laborator do ta bëjë më të kuptueshëm mjedisin jetësorë të nxënësve të cilët do të ushtrohen në eksperimente të dobishme por edhe argëtues për të kuptuar më shumë nga fenomenet që i rrethojnë.

“Autobus të tillë mjedisor janë vënë në përdorim në shumë vende të tjera të botës me mbështetjen e qeverisë federale dhe monitorimin e GIZ-it, por në Ballkanin Perëndimor ky autobus është i pari i llojit të vetë. Qëllimi është sensibilizimi i të rinjve që në moshë të vogël për mjedisin e tyre natyror, përçimi i njohurive rreth kësaj tematike si dhe edukimi i tyre me respektin për mjedisin. Shumë mësuese janë trajnuar në muajt e fundit përmes ekspertëve të GIZ-së për përdorimin e këtij autobusi. Ato do ta shoqërojnë FiKiBion i cili është i konceptuar në këtë formë nga një artist i njohur për t’ua përcjellë dhe për t’ua sjellë mjedisin më afër fëmijëve. Krahas kësaj, gjatë javëve në vijim do të vëmë në dispozicion dhe pajisje të tjera me laboratorë apo hapësira përkatëse në shkolla.”-deklaroi ambasadorja gjermane Susanne Schütz

Emri FiKiBio këtij laboratori i është vendosur për shkak të studimit të fenomeneve shkencore që ndërlidhen me Fizikën, Kiminë dhe Biologjinë. FiKiBio ofron module rreth ujit, ajrit, tokës, mbetjeve të ngurta, ndryshimeve klimatike dhe efiçencës së energjisë. Qëllimi është që FiKiBio t’i vizitoj të gjithë fëmijët në arsimin parauniveristar duke përcjellë mesazhin e mbrojtjes së mjedisit përmes njohjes së mekanizmave te tij.

ma.me

Next Post
FOTO/ Vidal “luftë” trajnerit të Barçës: S’mund të luftoj kundër Judës!

FOTO/ Vidal “luftë” trajnerit të Barçës: S'mund të luftoj kundër Judës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In