Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një punëtor i cili ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku punonte, ka humbur jetën menjëherë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak
Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia një shtetas.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Xhorxh Bush” në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.
ma.me