• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Pronarja e dyqanit ‘arreston’ hajdutin, pasi e bën ‘pilaf’ ia dorëzon policisë

by Java News
13/06/2017 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarja e një dyqani rrobash në Tiranë i ka dhënë një dorë policisë duke e “arrestuar” vetë hajdutin që i kishte marrë disa mallra. Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti, kur shtetasi me iniciale I. M. ka tentuar të vjedhë në dyqanin e saj në Rrugën e Dibrës. Ai është kapur në flagrancë nga pronarja e dyqanit, e cila, pasi e ka izoluar në dyqan ka lajmëruar policinë. Veprimi i I. M. iu nënshtrua shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Tiranës.

Në përfundim të gjykimit, pak ditë më parë, gjykata deklarimin e fajshëm të tij për akuzën e “vjedhjes” dhe dënimin me 1 vit e 2 muaj burg. Referuar vendimit të gjykatës, episodi është regjistrur datës 3 prill 2017 në një prej dyqaneve të rrobave në Rrugën e Dibrës në Tiranë, raporton “Panorama”.

Pronarja e dyqanit ka pohuar se që prej mëngjesit e kësaj dite kishte vënë rë të pandehuri disa herë të tentonte të afrohej në dyqanin e saj me qëllim për të vjedhur mallra. Sipas pronares së dyqanit, rreth orës 18:50 i pandehuri I. M. ka marre disa rroba, konkretisht një bluzë dhe xhup të hollë femrash, të cilat kane vlerën prej 6.000 lekë.

Në këtë moment ajo e ka kapur nga rrobat dhe e ka futur në dyqan kur dhe i ka thënë që kishte që në mëngjes që përpiqej te vidhte ne dyqanin e saj. I gjendur në këto kushte, i pandehuri I. M. ka kërkuar falje duke i thënë se sapo kishte dale nga burgu. Nga ana tjetër pronarja e dyqanit ka telefonuar në shërbimet e policisë, të cilët kanë shoqëruar të pandehurin. Gjatë gjykimi i pandehuri ka sqaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas tij, duke lëvizur në Rrugën e Dibrës ka marrë gabimisht dy bluza të vendosura në manekinin e një dyqani. Ai ka pohuar se e ka bërë këtë veprim ngaqë ishte i pirë dhe jo se kishte shkuar aty për të vjedhur. Gjithashtu ai ka treguar pendim për veprimin e kryer, duke këmbëngulur se gjithçka ka ndodhur për faj të pijes.

ma.me

Next Post
Pas takimit me Metën, Idrizi i sulet Bashës: E ktheve bashkinë në ndërmarrje të kunatit

Pas takimit me Metën, Idrizi i sulet Bashës: E ktheve bashkinë në ndërmarrje të kunatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar, por nuk jep afat për rikthimin e energjisë elektrike

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

January 19, 2026
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

January 19, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

January 19, 2026
Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In