Kjo pllakë është vendosur në nderim të veprës së “Dëshmorit të Demokracisë” Spartak Deliu.
Diktatura komuniste ia mori jetën djaloshit tiranas në moshën 14-vjeçare, në rrugën e Kavajës, jo më shumë se 2-3 minuta në këmbë nga Sheshi “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit të shqiptarëve.
Pllaka e “Dëshmorit të Demokracisë” Spartak Deliu ndodhet përballë Ministrisë së Punës në vendin ku u ekzekutua nga komunizmi në ikje në 1991.
illyria