Prefekti i Qarkut Tiranë mblodhi Komisionin e Planifikimit të Emergjencave dhe tha se sigurimi i jetëve njerëzore përmes lajmërimit të shpejtë të popullatës dhe informacionit të ndërsjelltë, për shkak të situatës së përmbytjeve të mundshme, është prioritet.
“Kontrolli dhe garantimi i kalueshmërisë së akseve rrugore, si rezultat i përmbytjeve; ofrimi i ndihmës mjekësore për popullsinë e zonave të prekura nga fatkeqësia;
mundësimi i ndihmës në ushqime e veshmbathje; marrja e masave për një evakuim të mundshëm të banorëve të zonave të prekura;
Këto prioritete sigurisht duhen pasur në vëmendje, pasi stina e shirave dhe ngricave sapo ka nisur dhe parandalimi apo gjendja në gadishmëri e Komisionit të Emergjencave është detyrim sa ligjor, po aq edhe moral”, tha prefekti Vorpsi.
Ai theksoi se duke u nisur edhe nga situatat e krijuara vitet e mëparshme, janë marrë masa të menjëhershme për sigurinë e digave dhe rezervuarëve që ndodhen nën juridiksionin e Njësive të Qeverisjes Vendore të Qarkut Tiranë, bazuar në funksionet dhe detyrat e parashikuara në ligj.
/ Top Channel