Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person të dënuar më parë për vrasje, pasi i janë gjetur arsenal armësh. Gjatë operacionit policor “Përsëritësi”, në pranga ka rënë. Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri, pistoletë dhe kallashnikov, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, i shtetasit:
• Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri automatike “Kallashnikov” 7.62 ,
• Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov”,
• Tetë kapsolla detonatore,
• Dy maska,
• Aparat celular i tipit “IPhone 7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “Samsung S7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “IPhone 8” me kartë SIM.
Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”.
Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.
Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ma.me