Policia e Tiranës ka sekuestruar 6332 palë syze dielli dhe ka vënë në pranga për kontrabandë pronarin e tyre.
Në kuadër të operacionit të koduar “Porsche”, policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale H. T., i cili ka shmangur detyrimin doganor në vlerën 2.2 mln lekë.
Materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale ‘Kontrabandë me mallrat e tjera’.