Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e njohur si kryqëzimi i “Shkollës së Bashkuar”.
I plagosur ka mbetur shtetasi Ergys Metolli i cili ka marrë plagë në trup. Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konlflikti mes disa të rinjve.
Nuk dihen e nde motivet e sherrit që çoi në plagosjen e të riuti. Policia ka nisur hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë raportohet se autori i krimit u arrestua pak minuta pas ngjarjes./a.m.











