Plagos dy shtetas me armë zjarri, kapet autori i ngjarjes. Tirana është tronditur nga një krim i dyfishtë i ndodhur në zonën e bathores ku u plagosën dy vëlezër. Policia arrestoi pas krimit autorin, një adoleshent 16-vjeçar.
Ngjarja
Më datë 17.03.2017, rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1, Bathore, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar shtetasi L. C., 16 vjeç.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.m.