• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Operacion anti-droge, dëgjohen të shtëna te ‘Don Bosko’, makina çan postobllokun, prangoset 1 person

by Java News
01/08/2017 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’.
Sipas banorëve janë dëgjuar disa të shtëna rreth orës 21:35. Mësohet se policia po zhvillon një operacion anti-drogë. Operacioni është në zhvillim, ndërsa zona është e rrethuar nga efektivë të policisë.

Policia ne vijim te aksionit i ka bërë me shenjë një makine që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit. 

Ai ka tentuar të çajë post-bllokun e policisë, për t’i shpëtuar kontrollit. Fill pas kësaj, forcat e policisë kanë qëlluar në ajër. Nga blutë e Tiranës bëhet me dije se është arrestuar një person, por ende nuk është konfirmuar nëse i është gjetur drogë në makinë.

Njoftimi i plote i policise:

Tiranë/ Informacion.

Seksioni për hetimin e narkotikëve ka disponuar në rrugë operative informacion se shtetasi B.P, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.

Më datë 01.08.2017 është organizuar puna për kapjen në flagrancë e shtetasit të dyshuar. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar se shtetasi B. P. po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M.,në zonën e Don Boskos.

Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka levizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur nje automjet te ndërhyrjes.

Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjesve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjetit, ku si pasojë ka ngelur i plagosur shtetasi B P, i cili u transportua në spital jashtë rreziku për jetën.

Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.P, 27 vjec. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Citroen, në pjesën e këmbëve të pasagjerit eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lendës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për pasojë është kryer kontrolli i banesës sç shtetasit A.M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe nje sasi kartmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi B.P, është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. U arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit: B.P dhe A.M, ndaj të cilëve do referohen materialet në Prokurori për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 242 i Kodit Penal.

Next Post
FOTO/ Njihuni me shqiptaren VIP, që bën jetë luksi në Katar

FOTO/ Njihuni me shqiptaren VIP, që bën jetë luksi në Katar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In