Një adoleshente ka alarmuar nxënësit në një shkollë në Tiranë, pasi i është gjetur në çantë një thikë dhe një çelës anglez.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjecare në Tiranë dhe ndaj nxënëses K.Ç, 15 vjeç janë referuar materialet në Prokurori.
Njoftimi i plotë:
Më datë 23.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.Ç, vjeç 15, banuese në Tiranë, nxënëse në një shkollë 9-vjeçare pasi dyshohet se në ambientet e shkollës, në çantën e shkollës ju gjet një thikë dhe një çelës anglez. Neni 279 i Kodit Penal.
a.ç