Një vajzë e mitur në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës.
Gjatë ditës së djeshme në banesë, një vajzë vetëm 13 vjeçe, ka pirë një sasi medikamentesh mjekësore.
E mitura është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët e saj të cilët e kanë dërguar në spital.
Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake dyshohet se akti i rëndë është kryer në kushte të rënda psikologjike, në momente depresioni.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës./a.k