Një burrë në Tiranë i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme pasi është vetëhelmuar me fotosksinë.
Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur 37 vjeçarin A.B., në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.
Edhe pse i është dhënë ndihma nga ana e mjekëve 37 vjeçari, ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT, pasi doza e lëndës helmuese ka qenë në sasi të madhe.
Për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”/noa/a.k