Ka nisur zyrtarisht sot plotësimi i formularit A1 për lëndët me zgjedhje të maturës shtetërore për gjimnazet e Tiranës, i cili do të vijojë deri më datën 28 mars. Ky është një ndër hapat më të rëndësishëm për gjimnazistët në gjithë vendin. Teksa janë shpallur datat e provimeve të maturës, maturantët e Tiranës janë sot gati për të plotësuar formularin e tyre për lëndët me zgjedhje. Ata po orientohen nga mësuesit e tyre, në lidhje me plotësimin e këtij formulari. Ndërsa për të gjithë ata që kanë qenë mbetës të viteve të shkuara, plotësimi i formularit A1 Z do të bëhet më datë 12 prill.
ma.me











