Një efektiv i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është lënduar gjatë aksionit të ushtrisë dhe zjarrfikësve për të shuar flakët që kanë rënë në Malin e Derjes në Tiranë (Shëngjergj). Nënoficeri i batalionit special Skënder Hidri është lënduar gjatë operacionit e kësisoj është larguar menjëherë nga flakët duke u dërguar në spital. Fatmirësisht gjëndja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.