• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tiranë, mbante fotografi & video pornografike me të mitur: Burg “maniaku”

by
07/07/2015 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Enkel Vela, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pornografia”, në formën e posedimit të fotove dhe videove me akte seksuale me të mitur.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në qershor 2015, e cila ishte njoftuar për këtë veprimtari kriminale prej zyrës së Interpolit Gjerman.

Nga verifikimet në Shqipëri, rezultoi se shtetasi Enkel Vela kishte në posedim në kompjuterin e tij personal një sasi shumë të madhe fotosh dhe videosh pornografike me të mitur (rreth 390 gigabajt). Pas konstatimit të këtij fakti, është kryer ndalimi i të dyshuarit, si edhe ndaj tij është kërkuar caktimi i masës së sigurisë “arrest me burg”, e cila është pranuar nga gjykata.

Përmbledhje e shkurtër e zbulimit të këtij rasti.

Sipas informacionit, mbërritur paraprakisht nga Gjermania, autoritetet e atjeshme kanë kryer disa hetime, nisur në vitin 2011, lidhur me një rrjet prodhimi dhe shpërndarje në internet të materialeve pornografike me të mitur. Për prodhimin e këtyre materialeve filmike dhe fotografike, autoritetet gjermane kanë arrestuar dhe dënuar disa shtetas. Ndërkohë, këto materiale pornografike qarkullonin në rrjetin e internetit, duke iu dhënë “klientëve” të ndryshëm, në vende të ndryshme të botës. Gjatë verifikimeve të kryera nga autoritetet gjermane, ndër të tjera, rezultonte se një përdorues interneti në Shqipëri kishte “llogari klienti” për të aksesuar dhe shkarkuar këtë lloj materiali pornografik specifik.

Në vijim të hetimeve të nisura prej tyre, autoritetet gjermane kanë konstatuar trafik në marrjen e këtyre materialeve pornografike nga persona të ndryshëm në shumë vende të botës. Këto verifikime janë kryer gjatë periudhës Janar-Prill 2015. Pikërisht, në kuadër të këtyre verifikimeve, në dt. 01.04.2015, autoritetet gjermane kanë konstatuar një adresë internet protokolli (IP) nga Shqipëria, nga e cila ishin shkarkuar një numër i madh fotosh dhe videosh me pornografi të miturish.

Për këtë arsye, zyra e Interpolit gjerman ka kontaktuar me zyrën e Interpolit shqiptar, të cilit i ka vënë në dispozicion informacionin e detajuar, ku ndër të tjera ishin edhe disa foto të printuar nga materiali që kishte shkarkuar përdoruesi shqiptar.

Pas marrjes së këtij informacioni, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e referon rastin pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila regjistron procedimin penal për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga neni 117 i Kodit Penal.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se kjo IP (Internet Protocol) i përket një subjekti shpërndarës interneti (internet provider) të licensuar në Shqipëri. Ky subjekt, ka konfirmuar se adresa IP i përket shtetasit E. V., me adresën e detajuar në Tiranë.

Në këto kushte, është kërkuar nga Prokuroria dhe pranuar nga gjykata kryerja e kontrollit personal dhe të banesës së shtetasit E. V., si edhe sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike të këtij personi. Në datë 03.07.2015 është kryer kontrolli i banesës së shtetasit E. V., ku janë gjetur e në vijim sekuestruar një njësi kompjuterike, dy hard disqe të jashtëm. Në të njëjtën datë është bërë dhe kontrolli personal i shtetasit E. V., veprim gjatë të cilit janë gjetur dhe pajisje të tjera dixhitale, konkretisht një aparat telefonik, një USB, dhe dy hard disqe të tjerë të jashtëm.

Organet e policisë gjyqësore kanë bërë këqyrje të pjesshme të njësisë kompjuterike të sekuestruar në banesën e shtetasit E. V. Nga ky veprim rezulton se në këtë pajisje ndodhen dy skedarë. Në njërin prej skedarëve konstatohet një numër i konsiderueshëm skedarësh, foto dhe video, të cilat pasqyrojnë akte seksuale me të mitur. Disa nga pamjet janë printuar gjatë këqyrjes së kryer. Skedari përmban foto dhe video në një sasi shumë të madhe konkretisht në një kapacitet prej 392 Gb.

Bazuar në të dhënat e mësipërme rezulton se shtetasi E. V., ka konsumuar veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga neni 117, paragrafi i dytë i K.P. Kështu provohet se ky person posedon dhe përdor materiale të pornografisë me të mitur. Nëpërmjet këtyre veprimeve shtetasi ka konsumuar anën objektive të veprës së mësipërme penale. Veprimet e personit nën hetim janë kryer më “Dashje direkte”, pasi ky person ka dëshiruar posedimin dhe përdorimin e materialeve pornografike me të mitur. Në vijim duke shkarkuar fotot dhe videot në pajisjet e tij kompjuterike, personi nën hetim ka vepruar drejtpërdrejt për të realizuar posedimin dhe përdorimin e materialeve të mësipërme.

Në këto kushte, në datë 03.07.2015, ora 23.30, organet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Tiranë, kanë kryer dhe ndalimin me iniciativë të shtetasit E. V. Ky veprim është konsideruar i ligjshëm edhe nga gjykata në përputhje me nenin 253/2 të K.Pr.Penale

Next Post

Braho: Do ta çmontojmë nga rrënjët "farën e keqe" në Lazarat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In