Një person me iniciale P.Xh pasi ka hipur në taracën e shtëpisë së tij, ka kërcënuar se do të digjet me lëndë djegëse dhe më pas do të hidhet. Policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur që personi të mos kryejë këtë akt.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vetëdigjet për arsye të një konflikti midis tij dhe një kompanie ndërtimi, të cilën e kishte kontraktuar për ndërtimin e një pallati në pronën që ai posedonte.
ma.me