Një person po kërcënon se do të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë në Tiranë në zonën e Lundrës.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin me iniciale S.D. Policia jep detajet se sot reth orës 13:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Lundër , se një shtetas ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtoje veten.
Menjeher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja ku ka rezultuar se shtetasi S.D., ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënon se do të veteflijohet pasi sipas tij ka rreshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpine./a.m.










