Një person kërcënoi se do të vetflijohej duke u hedhur nga lartësia e një pallati në Tiranë.
Shtetasi Xhemal Zhuri, ish- i përndjekur politik, ka hipur në lartësinë vinçit të një pallati në ndërtim pranë Gjyakatës së Lartë . Zhuri ka ndërmarrë edhe në vitin 2012 një veprim të tillë, por zbriti nga lartësia pas negociatave me policinë.
Në njoftimin paraprak dhënë nga Policia nuk jepen detaje për motivet që shtynë këtë shtetas drejt këtij akti, por në të shkuarën ai ka shprehur publikisht kërkesën ndaj shtetit për shlyerjen e dëmshpërblimit për vitet e burgut që ka bërë gjatë periudhës së diktaturës.
Pas negociatave që zgjatën më shumë se një orë, Policia arriti të bindë këtë shtetas të zbresë nga lartësia e vinçit.