Dy persona mbetën të plagosur në Tiranë si pasojë e një aksidenti.
Një kamion përplasi një makinë frigoriferike e për pasojë mbetën të plagosur dy personat që udhëtonin në të.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Mullet.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Nuk ka të dhëna për gjendjen e të plagosurve të cilët u transportuan në spital. /a.m.