Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë pas mesnate, ku një 39-vjeçar është vrarë me thikë.
Vitkimë ka mbetur shtetasi A.Lico i cili është ka humbur jetën pasi u transportua në spital.
Policia ka identifikuar autorin e krimit, shtetasin me inicialet Ergest Zhupani pas kryerjes së krimit ka mundur të largohet në drejtim të paditur duke ëprfituar nga errësira.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit në një lokal në Shkozë.
Pasi kanë debatuar midis tyre, Ergest Zhupani ka nxjerrë një thikë që mbante me vete dhe e ka goditur 39-vjeçarin, duke e lënë të plagosur por fatkeqësisht humbi jetën në spital.
Policia ngriti disa pika kontrolli në zonë dhe mundi të arrestojë autorin pas disa orë kërkimesh.