Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçare pasi ka goditur me grusht drejtoreshën e shkollës së djalit të saj.
Më datë 30.05.2017, u arrestua shtetasi shtetësia Ardiana H., 46 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.
Gjithashtu shtetasit e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre proceduriale. Parashikuar nga Nenet 236/2, 237 dhe 150 të Kodit Penal./a.m.











