Një 56-vjeçar ka menduar se do të përfitonte prej fqinjës, por i ka dalë huq përpjekja pasi ajo ka njoftuar Policinë. Burimet nga Komisariati numër 1 i Policisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.Gj, vjeç 56, banues në Tiranë.
Ky i fundit dyshohet se, në rrugën “Asdreni”, ka hyrë pa pëlqimin e saj, në banesën e shtetases A.S, vjeç 43. Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale parashikuar nga Neni 112 i Kodit Penal, dhunimi i banesës. Mësohet se gruaja është zënë në panik kur ka parë në banesën e saj 56-vjeçarin, i cili e ngacmonte. Menjëherë ajo ka njoftuar Policisë e cila ka kryer procedurat pas kallëzimit të 43-vjeçares.
ma.me