• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Gruaja e ndihmon për keqardhje, lypësi kthehet në makthin e saj

by Java News
04/11/2016 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 53-vjeçar akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme pronaren e një dyqani në kryeqytet. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 muaj burg por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, shtetasi A.Kuta do të vuajë vetëm 10 muaj heqje lirie.

Sipas vendimit të gjykatës, 53-vjeçari A.Kuta, i martuar dhe me arsim të lartë, ishte paraqitur si lypës në dyqanin e shtetases SH.B duke i kërkuar ushqim, por më pas u shndërrua në një përndjekës.

Gruaja ka bërë kallëzim në polici, me pretendimin se “lypësi” i kishte vendosur edhe thikën në fyt, për ta detyruar të martohej me të.

I pyetur në cilësinë e personit nën hetim, i pandehuri A. Kuta, ka shpjeguar se e ka ndjekur shtetasen Sh.B,, sepse e kishte zgjedhur dhe donte ta merrte për nuse.

Në kallëzimin e saj, pronarja e dyqanit ka shpjeguar se, që nga dhjetori i vitit 2015, ajo përndiqej nga i A.Kuta. Më konkretisht, ajo ka shpjeguar se, në dyqanin ku tregëtonte artikuj si bizhuteri, kozmetikë dhe argjend, kishte hyrë një person si lypës dhe i kishte kërkuar të holla për të blerë cigare.

Ajo i kishte dhënë para sepse i kishte ardhur keq për të, por i pandehuri A.Kuta kishte filluar të shkonte çdo ditë në dyqan, duke i thënë se nuk kishte se çfarë të hante. Ajo i porosiste diçka për të ngrënë. Kjo situate ka vazhduar rreth 15 ditë.

Më pas, kallëzuesja ka shkuar në Itali tek i biri, i cili është me studime atje dhe është kthyer në datën 05.01.2016. Pas kësaj date, i pandehuri, ka shkuar përsëri në dyqanin e saj, duke i bërtitur dhe duke e kërcënuar se e kishte lënë pa ngrënë.

Pas disa ditësh, ka shkuar përsëri në dyqan, por kësaj radhe kishte edhe një thikë me vete, të cilën ja ka afruar deri në fyt, duke i zgjatur një letër dhe stilolaps për të firmosur që të martohej me të.

Kjo gjendje ka zgjatur rreth 4 minuta, pasi shtetësja Shkëlqesa kishte shtypur butonin e alarmit dhe aty kishte mbërritur një nga punonjësit e shoqërisë së policisë private, te cilët e kishin kapur të pandehurin dhe kanë lajmëruar policinë.

Por Kuta ka ikur me vrap dhe nuk është bërë e mundur të kapet as nga patrulla e policisë së shtetit, e cila kishte mbërritur ndërkaq tek dyqani. Po atë ditë, pas rreth dy orësh, ai kishte shkuar tek dyqani i saj, i maskuar si grua dhe i kishte thënë pronares se, në se do të bënte njoftim në polici, do ta zhdukte brenda 24 orëve.

Më datën 08.05.2016, rreth ores 20:00, gruaja ka qenë me dy shoqet e saj dhe Kuta i kishte ndjekur nga prapa me një thikë, duke i kërcënuar dhe trembur, shkruan ‘Standard’. Pronarja e dyqanit nuk ka kallëzuar në polici nga frika se mos i pandehuri i bënte keq.

Në periudhën prill-maj 2016, i pandehuri i ka shkuar gjithmonë nga prapa kallëzueses, duke e ndjekur dhe kërcënuar, duke e përndjekur në çdo vend ku ajo shkonte, duke ja bërë, sipas saj, jetën “ferr”, dhe duke mos gjetur dot qetësi për shkak të tij. Në datën 26.05.2016, i pandehuri i ka shkuar përsëri tek dyqani dhe ajo është detyruar të bëjë kallëzim penal në polici.

I pyetur në cilësinë e personit nën hetim, i pandehuri A. Kuta, ka shpjeguar se, e ka ndjekur shtetasen Sh.B,, sepse e kishte zgjedhur dhe donte ta merrte për nuse. Këtë shtetase, vazhdon ai, e kam njohur tek dyqani i saj, ku ai ka blerë artikuj të ndryshëm deri në vlerën 30.000 lekë.

“E kisha fiksim dhe doja që të martohesha me të”. Ai ka theksuar se nuk është person problematik dhe nuk shqetëson njeri, por zonjën Sh.B ka dashur ta marrë për grua se e ka patur shumë qejf./a.k

Next Post
Ka lindur në shekullin e 19-të (jep recetën e jetëgjatësisë)

Ka lindur në shekullin e 19-të (jep recetën e jetëgjatësisë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In