Një tentativë grabitje në një fshat të Tiranës duket se nuk u realizua. Bëhet fjalë për 2 persona të paidentifikuar kanë hyrë forcërisht në banesën e shtetases Zyra Uka, 65 vjeç.
Në momentin e ngjarjes gruaja ka qenë e vetme, ndërsa grabitësit e kanë futur me forcë në tualet dhe më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën, por nuk kanë marrë asgjë.
Fatmirësisht 65-vjeçarja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është dhunuar nga grabitësit. Pas sinjalizimit, në vendngjarje shkoi menjëherë policia, e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /r.a