Shqetësimi për shpërndarjen e drogës në shkolla është rritur ndjeshëm.
Policia e Tiranës ka ndaluar një nxënës të cilit iu gjetën disa doza me kanabis. Bëhet fjalë për një gjimnazist 16-vjeçar i cili u ndalua te një shkollë në Sauk.
Policia raporton se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur B.Z, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Sauk, tek një shkollë, nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. /a.m.