Një 50-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në një hotel në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.L. i cii u gjet pa shenja jete në një hotel në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.
Sipas të dhënave, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Nga kqyrja e trupit të 50-vjeçarit të ndjerë, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Gjhithsesi policia po kryen të gjitha verifikimet e nevojshme, pasi ky shtetas rezulton i dënuar në të shkuarën për vrasje.
Gjithsesi ekspertiza mjekoligjore pritet të japë përcaktimet e sakta mbi shkaqet që çuan në vdekjen e 50-vjeçarit. /a.m.