• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë – Elbasan, përmes kodrave me biçikletë (FOTO)

by Java News
16/08/2016 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrugë rurale e shënuar në hartë si R3 ofroi një xhiro shumë të bukur me biçikleta që na çoi nga Tirana për në Elbasan përmes ullishtave dhe fshatrave me shtëpi prej guri pak të prekura nga betonizimi i dy dekadave të fundit.

Mesi i viteve 2000 qe një periudhë e çmendur sa i përket ndërtimit të rrugëve. Në parlament, grupe të ndryshëm deputetësh u vetëshpallën si mbështetës të ideve të ndryshme për ndërtim autostradash dhe i vunë emrin bombastik “Lobi i” idesë së tyre. Të tillë qenë lobi i Korridorit Tetë, Lobi i Autostradës Durrës – Kukës, Lobi i Autostradës Durrës – Kukës me shteg nga Tropoja apo Lobi i Rrugës së Arbërit.

Ndërkohë, jashtë parlamentit, Xhevahir Ngjeqari, një inxhinier në pension, propagandonte idenë e Autostradës Tiranë – Elbasan, “rrugë panoramike, fushore dhe pa tunele”. Kjo qe një ide për të ndërtuar rrugën Tiranë – Elbasan jo përmes Qafës së Krrabës dhe tunelit të kushtueshëm që u ndërtua më vonë, por përmes zonës së Baldushkut deri në fshatin Pajovë,  me argumentin se një rrugë e tillë, qe krahasimisht shumë më e lirë, qe vetëm 15 kilometra më e gjatë se sa rruga përmes tunelit dhe mund të shërbente në të ardhmen jo vetëm si një rrugë drejt Elbasanit, por edhe një rrugë drejt jugut të Shqipërisë, qoftë përmes rrugëve ekzistuese, qoftë përmes idesë tjetër fantazmagorike, të njohur si “Korridori Qendror Jugor”.

Argumentet ekonomike pro këtij opsioni qenë të shumta, përfshirë faktin se një rrugë e tillë, do të shërbente si një alternativë nga Tirana për në jug duke anashkaluar Durrësin, por qeverisë dukej se nuk i pëlqente ideja e një rruge joimpresive pa tunel dhe vendosi të shkojë për tunelin. Por para se të mbërrinte deri këtu, qeveria hodhi një ide akoma më fantashkencore: ajo firmosi lejen për një kontratë koncesioni me Ngjeqarin. Ky i fundit u lodh për të gjetur ide për financimin e rrugës ndërsa llogaritë nuk dilnin. Në një farë pike, u hodh ideja që, nën frymën e ndërtimit të hekurudhave në Amerikën e shekullit të 19, ndërtuesi i rrugës të merrte të drejtën e zhvillimit të zonës përgjatë rrugës. Ideja qe që të jepeshin licenca për pika karburanti, një benzinar për çdo kilometër, me kushtin që pika e karburantit të ndërtonte kilometrin përkatës.

Asgjë e tillë nuk ndodhi dhe rruga e shënuar në hartë si rruga automobilistike rurale R3, është sot njësoj siç qe në vitin 2006.

Ideale për çiklistët

Ndërsa shumica e çiklistëve dhe entuziastëve të këtij sporti preferojnë të ndjekin asfaltin deri në Koçaj, sepse biçikletat e tyre të kursit i ofrojnë shpejtësi gati dy herë më të madhe sesa biçikletat malore, këto të fundit janë pikërisht mjeti i duhur për të vazhduar eksplorimin drejt të papriturave që fshehin rrugë si R3.

“Nga është rruga për në Elbasan?” pyetëm një fshatar pranë fshatit Koçaj pasi mbërritëm në një udhëkryq në pikën ku mbaron asfalti. I habitur, ai na tha se rruga normale kërkonte që të ktheheshim pas dhe të merrnim Qafën e Krrabës. “Kjo rrugë të nxjerr në Elbasan, por askush nuk e ka përdorur për shkak se është shumë e keqe,” na tha ai.

Me diellin që kishte vetëm pak orë që kishte lindur dhe entuziazmin e një aventure që sapo ka nisur, ne vendosëm të ndiqnim parimin e vetëm të udhëtimeve tona me biçikletë: rrugën më të vështirë, por me pamjet më shpërblyese.

Rruga e paasfaltuar ngjitet gradualisht përgjatë luginës së një përroi dhe ofron pamje të bukura fshati me ullishta dhe pyje. Disa kilometra pasi ka mbaruar asfalti nuk ka më shtëpi të reja të epokës së emigrimit, por fshatrat janë përplot shtëpi guri të mrekullueshme, disa të rrënuara dhe të braktisura dhe disa të mirëmbajtura.

Duke qenë se rruga në vijim përbëhet nga pjesë çakulli dhe dheu të ngjeshur, automjetet e vetme që hasim janë kamionët e lartë dhe motorët e vegjël të fshatarëve.  Në pamundësi të përdorimit të makinave, gomerët dhe kuajt rishfaqen si mjet transporti.

Rruga gjithsesi përkundrejt mjedisit të mrekullueshëm përreth, nuk është fushë me lule as për çiklistët.

Pavarësisht se përzgjedhja e R3 do t’ju kursejë rreth 300 metra ngjitje krahasuar me rrugët e ngushta të Qafës së Krrabës, marrja në dorë e biçikletës në segmente të caktuara është jo vetëm një domosdoshmëri, por edhe një mënyrë e mirë për të soditur përreth më të shkujdesur.

Pasi lamë zyrtarisht pas Bashkinë dhe Qarkun Tiranë në fshatin Koçaj, këtej e tutje po pedalojmë në bashkinë e re Peqin, megjithëse rruga reale për në Peqin kalon ose nga Qafë-Krraba, ose nga Durrësi.

Fshati Porret gjendet në qafën që ndan efektivisht zonën ujëmbledhëse të Erzenit nga zona e Shkumbinit. Shtëpitë impresive prej guri janë ende aty, megjithëse një pjesë janë rrënuar ose drejt rrënimit total.

Pas pesë orësh udhëtim mbi biçikletë, përbërë kryesisht nga ngjitja deri në Qafën e lartë rreth 450 metra mbi nivelin e detit, një ndalesë disa-minutëshe për të hedhur shikimin pas nëpër fushat e largëta nga ku çamë ngadalë rrugën prej rreth 35 kilometrash – është ideale.

Duke kthyer disa gllënjka ujë të freskët, që banorët vendas do t’ju ofrohen me kënaqësi t’jua mbushin, është koha për një frymëmarrje të thellë për pjesën me më tepër adrenalinë të udhëtimit: zbritjen.

Në vijim, është në dorën tuaj të lëshoheni vrik nëpër rrugën kodrinore që lakon përgjatë fshatit Pajovë, ose ta kufizoni shpejtësinë për të shijuar manovrat nëpër dunat e dheut që arrijnë disa metra lartësi.

Mundësitë e kthimit ndahen mes Elbasanit dhe Peqinit-Kavajës-Durrësit, por gjithsesi mos hezitoni kurrsesi t’i jepni vetes alternativën e një kthimi komod në autobusat dhe furgonët e linjës.

Ndonëse rruga panoramike, fushore dhe pa tunele Tiranë-Elbasan nuk u ndërtua kurrë, rruga rurale 3 në fakt mund të shërbejë fare mirë si një korridor jugor për të apasionuarit pas udhëtimeve të gjata me biçikleta. Rruga është mjaftueshëm e keqe sa për të mos u përdorur nga makinat, por mjaftueshëm e mirë për biçikleta malore.

Një këshillë praktike? Mos harroni se vetëm çmenduritë që përfundojnë mirë quhen aventura!

Mjegulla ka mbuluar liqenin Artificial të Tiranës në orët e para pas lindjes së diellit. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Disa mullarë ndajnë Qarkun e Tiranës nga ai i Peqinit. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Fusha përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan nga kodrat. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Fusha të korra përgjatë rrugës në Koçaj. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Një urë mbi një përrua në rrugën R3 që të nxjerr nga Tirana në Elbasan. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Peizazhi përreth rrugës R3. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Rruga për në Elbasan nga kodrat është sfiduese për çiklistët e biçikletave të malit. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Fushat përgjatë Paprit. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Pamja nga Qafa e lartë 450 metra mbi nivelin e detit, 35 kilometra nga Tirana. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtëpi prej guri pak të prekura nga betonizimi i dy dekadave të fundit. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Rruga rurale e pashtruar nga Tirana në Elbasan. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Peizazhi përgjatë zbritjes për në Elbasan. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Zona industriale e Elbasanit përgjatë rrugës së kthimit. korrik 2016. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Marrë nga Birn/a.k

Next Post

Çeki/ Rrëzohet helikopteri, vriten dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In