• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Skandali/ Tiranë-Elbasan, aty ku autostrada kushton më shtrenjtë se tuneli

by A R
08/04/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë vjet më parë, pikërisht në këtë kohë, mbase janë të paktë ata që e kujtojnë lajmin entuziast ku qeveria e atëhershme arriti të tenderojë ndërtimin e Tunelit të Elbasanit me vlerë 40 për qind më lirë se shuma e ofruar për tender.

Kompania greke Aktor i ka suprizuar të gjithë kur ofroi 8.3 miliardë lekë për ndërtimin e tunelit (rreth 58 mln euro), teksa Ministria e Transporteve kishte vendosur në dispozicion 15.5 miliardë lekë.

Autoritetet e atëhershme thane se vlera e ulët e punimeve ishte rrjedhojë e krizës greke për shkak të së cilës Aktor ofroi vlera të ulta për kontratat e asaj periudhe me qëllim mbajtjen e fuqisë puntore në punë.

Por tani 5 vite më pas situata është ndërlikuar. Shembja e ndodhur në zonën e Ibës në 13 kilometrat e para, duket se ishte një faktkeqësi natyrore në favor të kompanisë. E ndodhur nën presion për lënien e punimeve për shkak të shembjes qeveria shqiptare ka miratuar një fond shtesë që ka çuar koston e projektit për 13 kilometrat e para në 11,2 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro (shih. http://www.ekonomia.gov.al/files/userfiles/Investimet_PBA_2016-2018.pdf), nga të cilat 10.9 miliardë lekë janë kërkuar të financohen këtë vit dhe pjesa tjetër 348 milionë lekë vitin që vjen.

Burimet nga Ministria e Transportit bëjnë me dije se shtesat për punimet nga shembja në Ibë janë llogaritur 50 milionë euro. Ndërsa ekspertë të sektorit pohojnë se vlera për meremetimin e saj është shumë e vogël, por shpjegojnë se kompania greke Aktor e ka shfrytëzuar këtë situatë për të kompensuar humbjet që ka pësuar për punimet në Tunel.

I kontaktuar nga Monitor.al, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika tha se tashmë është rënë dakord për shtesën e punimeve dhe përfundimi i tyre kryhet brenda këtij viti. Xhika nuk preferoi të fliste me shifra rreth çështjes, por ka pohuar se tashmë çështja e shembjes është zgjidhur. Vlerësimi i kostove është bërë nga nje grup pune i posaçëm, tha ai.
Teksa kompania Aktor ka harxhuar rreth 58 milionë euro (8,3 miliardë lekë) për ndërtimin e 5 kilometrave tunel duket se kompania ka siguruar 81 milionë euro (11.2 miliardë lekë), për disa kilometra rrugë, vlerë kjo rreth 35 për qind më e lartë se kosto e tunelit.

Ish minister i Ekonomisë, tani ministër i Financave, Arben Ahmetaj në fund të nëntorit 2015 duke raportuar për investimet publike në Komisionin Parlamentar te Ekonomisë tha se, rruga Tiranë-Elbasan, ishte një projekt i bërë keq. ”Nuk e bëjmë dot. Dua ta ndaj me qytetarët, është një projekt i bërë keq, që nuk i mjaftojnë paratë e dhëna, do gati 50 milionë të tjera euro. Duhet ta themi të vërtetën. Nuk besoj se ka të bëjë me qëllimin e keq sepse nuk besoj të ketë qenë qëllim i keq. Unë besoj që ka qenë një keqmenaxhim i projekti, i bërjes së projekti në radhë të parë, i nxitimit për ta përdorur atë projekte dhe ja ku jemi. Gati 50 milionë euro të tjera për të përmbyllur atë rrugë. Duhen gati 50 milionë euro të tjerë për shkak se projekti nuk ka qenë i bërë mire” është shprehur ministri Ahmetaj.

Next Post

Martesa në krizë, Beyonce ikën nga shtëpia bashkë me vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In