Raste të dhunës në familje bëhen publike çdo ditë, ndaj dy të tilla janë shënuar në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u plotësua kërkesë-padia për shtetasin me inicialet F.M., pasi dyshohet se gruaja e tij ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe djalit të tyre.
Ndërkohë, rasti tjetër ishte ai i shtetasit me inicialet Sh.K., 39 vjeç, i cili akuzon bashkëshorten dhe dy vajzat e tij për dhunë.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 03.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasit F.M., dhe S.M., vjeç 52 e 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja F.M., vjeçe 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Më datë 03.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Sh.K., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja dhe vajzat H.K., Ç.K., dhe E.K., vjeç 39, 15 dhe 17, banuese në Tiranë, kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Ligji Nr. 9669, datë 18.1
ma.me