Policia e arrestoi një 21-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht gjyshërit e tij në banesë. Sipas policisë, Silvio Xh., 21 vjeç, rezulton të jetë dënuar më parë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Dhunë në familje”.
“Më datë 29.08.2016, u arrestua shtetasi Silvio Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Dhunë në familje”, sepse në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gjyshërit e tij: D. Xh. dhe S. Xh. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.